No menu items!

Operacioni i kërkim-shpëtimit në Gorozhup përfundon me sukses

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se operacioni i zhvilluar në fshatin Gorozhup, Komuna e Prizrenit, është përmbyllur me sukses.

Personi i raportuar si i zhdukur, me inicialet N.T., është gjetur i gjallë dhe në gjendje stabile shëndetësore.

Ky aksion u realizua përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional. Përveç ekipit të SHKKSH-së, në terren ishin të pranishëm edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Policia e Kosovës, të cilët dhanë kontribut të rëndësishëm në mbarëvajtjen e operacionit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.