No menu items!

“Çka po ndodh në Drenas? – Pse janë gjithë këto kandidatura?”, Memli Krasniqi flet për telashet në degën e PDK-së atje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur në “Pressing” të T7, për shpalljen e disa kandiaturëve brenda degës së PDK-së në Drenas për zgjedhjet lokale të tetorit.

Fillimisht, Krasniqi tha se të gjithë ata e duan Drenasin në formën e vet.

Ai e pranoi se në këtë degë ka telashe, dhe ka pasur edhe në vitin 2021.

Por, Krasniqi tha se për zgjedhjet nacionale i ka mbledhur të gjithë akterët e PDK-së në Drenas dhe kaë korrur një rezultat të madh në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Por, ai thotë se bashkimi i degës nuk ka ndodhur – dhe shton se gara do të jetë interesant deri në momentin që shpallet kandidatura.

“Unë mendoj që secili prej tyre e don Drenasin në mënyrën e vet, është çështje tyre me ia dëshmu edhe qytetarëve edhe strukturave të partisë”.

“Unë mendoj që derisa të shpallet kandidatura ka me qenë interesant, por mendoj që shumë e qartë dhe e thjesht. Po mundona me dhënë një shpjegim më teknik dhe me kuptu qytetaët”.

“Telashet në degën e PDK-së në Drenas kanë fillu shumë herët, unë i kam trashëgu. 2021 një pjesë e zyrtarëve që kanë qenë PDK prej themelimit kanë dalë e kanë kundërshtu z. Lladrovci, e kanë kriju një iniciativë të re’demokratët e Drenasit’ dhe kanë qenë kryesisht figura të PDK-së. Ata kanë dalë, por s’mundesh me iu humb identitetin në PDK, unë i kam mbledhur për zgjedhje nacionale dhe i falënderoj, kemi marrë gati 20 mijë vota në Drenas”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.