Nje incident serioz që është regjistruar më 25 qershor 2025, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, kur një person i kërkuar nga Gjykata ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë, në momentin që është arrestuar për të dërguar në vuajtje të dënimit.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Mhill Daka, rreth 56-vjeçar, i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës për të vuajtur një dënim prej 40 ditësh.
Gjatë zbatimit të urdhëresës, policia ka lokalizuar të dyshuarin, mirëpo ai ka refuzuar të bashkëpunojë dhe është shfaqur agresiv. Në momentin e arrestimit, i njëjti u është drejtuar zyrtarëve policorë me fjalët: “Unë do t’ju vras juve”
Siç raportoi Sinjali, përveç ekzekutimit të urdhëresës gjyqësore, rasti është referuar edhe te Prokuroria e Shtetit, e cila ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet edhe çështje penale për veprën “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
I dyshuari tashmë ndodhet në vuajtje të dënimit, ndërsa rasti i kanosjes ndaj zyrtarëve është në hetim të veçantë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.