No menu items!

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë – një person përfundon në QKUK

Prishtinë, 25 qershor 2025 – ora 11:15
Në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë është raportuar për një plagosje me armë zjarri. Sipas informatave të para, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se aksidentalisht e ka plagosur në këmbë viktimën, po ashtu mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Deri tani, nuk raportohet për persona të arrestuar në lidhje me rastin.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.