No menu items!

Ngritet aktakuzë ndaj një personi në Prishtinë – Prokuroria Speciale sekuestron pasuri dhe kërkon shuarjen e kompanisë së tij

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj të pandehurit G.S, i cili akuzohet për veprën penale të “shpëlarjes së parasë”, në përputhje me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.Sipas aktakuzës, G.S. dyshohet se gjatë periudhës 2019–2023, ka pranuar dhe menaxhuar shumën prej 898,937.84 euro, duke qenë në dijeni se këto mjete ishin rezultat i veprimtarisë kriminale. Paratë dyshohet se janë qarkulluar dhe maskuar përmes kontratave fiktive, në bashkëpunim me persona të tjerë jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Në rast është përfshirë edhe personi juridik “G.S. I.S.”, për të cilin Prokuroria beson se është themeluar dhe përdorur nga i pandehuri për të qarkulluar mjetet financiare dhe për të fshehur origjinën kriminale të tyre.

Gjykata ka sekuestruar pesë parcela tokësore, të vlerësuara në rreth 355,800.00 euro, si pasuri që dyshohet të jetë produkt i veprimtarisë së paligjshme. Prokuroria ka propozuar konfiskimin e tyre pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Përveç kësaj, Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që ndaj personit juridik të shqiptohet një dënim me gjobë si dhe masa penale e pushimit të aktivitetit të tij, ndërsa për të pandehurin G.S. është kërkuar edhe ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë për sektorin në të cilin ka vepruar si person përgjegjës

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.