Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka surprizuar fansat me një postim të ëmbël dhe shumë romantik në Instagram.
Në një sërë fotografish të publikuara, ajo dhe i dashuri i saj shfaqen të kapur për dore, duke ndarë edhe momente intime ku shkëmbejnë puthje në buzë.
“Love and NYC,” shkruan Melinda, duke treguar se dashuria e tyre po lulëzon në një prej qyteteve më romantike të botës. Përveç imazheve me partnerin, këngëtarja ka ndarë edhe disa poza personale, ku duket më seksi se kurrë, duke marrë vëmendjen e ndjekësve.
Fansat janë të kënaqur të shohin Melindën në një periudhë kaq të lumtur dhe plot dashuri.