Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dalë me një varg rekomandimesh për sigurinë e ushqimit gjatë temperaturave të larta.
IKSHPK-ja ka rekomanduar që të ruhet freskia e ushqimit, duke bërë që të parandalohet rritja e baktereve dhe të shmanget helmimi.
Postimi i plotë:
Siguria e ushqimit gjatë temperaturave të larta
Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit.
Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
Për më shumë informacion, ndiqni këshillat: 5 çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit, që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara.