Të paktën 18 palestinezë janë vrarë pasi një sulm me dron izraelit shënjestroi një njësi policore të Hamasit që përpiqej të merrte kontrollin mbi një treg në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore.
Dëshmitarët okularë thanë se dronët izraelitë qëlluan drejt anëtarëve të një force policore të Hamasit, të veshur me rroba civile dhe me maska, të cilët po përballeshin me shitësit që i akuzonin për rritje çmimesh dhe shitje mallrash të plaçkitura nga kamionët e ndihmave.
Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi dënoi sulmin, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e “një krimi të ri kundër një njësie policore të ngarkuar me ruajtjen e rendit publik”.
Ndryshe, situata humanitare në Gaza mbetet shumë e rëndë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Ka raportime për të shtëna thuajse çdo ditë pranë vendeve të shpërndarjes së ndihmave nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i financuar nga SHBA dhe Izraeli.
Çmimet në tregje janë të fryra.
Bëhet e ditur se SHBA miratoi 30 milionë dollarë të tjerë për GHF, ndonëse organizata është kritikuar nga grupet ndërkombëtare për mungesë parimesh humanitare.
Kryeministri izraelit Netanyahu akuzoi Hamasin për vjedhje të ndihmave, ndërsa një video e shpërndarë nga një ministër izraelit tregonte persona të armatosur mbi një kamion ndihmash. /Raporto24/