Personit të dytë që është arrestuar lidhur me rastin e grabitjes së ndodhur më 21 qershor 2025 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ku viktimë ishte A.H, 25 vjeçare.
Burimet konfirmojnë për Sinjalin se i dyshuari i dytë është Mirsad Rifat Gushanaj, 25 vjeçar, i cili është vënë në pranga më 26 qershor, pas një pune operativo-hetimore të zhvilluar nga njësitë e Policisë së Pejës.
Gushanaj është ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, ndërsa ndodhet në Qendrën e Ndalimit në Pejë.
Kujtojmë se për këtë rast është arrestuar më herët edhe Ismet Kujtim Memeti, 37 vjeçar.
Hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjes janë ende në vazhdim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.