No menu items!

Festa e Vidovdanit, Kurti: Mos bini pre e asnjë provokimi gjatë ditës së nesërme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka thënë se ka paralajmërime për destabilizim në shënimin e Vidovdanit, festë kjo fetare, e cila tradicionalisht organizohet nga serbët më 28 qershor në Gazimestan.

Kurti tha se sipas vlerësimeve të institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë “sa më masiv, prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër

Siç e dini, në fundjavë shënohet Dita e Shën Vidit, apo Vidovdan siç njihet, e cila ndonëse ditë me karakter fetar, fatkeqësisht në vazhdimësi është përcjellë me retorikë politike nxitëse e kërcënuese për sigurinë publike nga ana e Serbisë. Beogradi zyrtar, që po përballet me protesta të vazhdueshme e gjithandej të studentëve dhe jo vetëm, po përpiqet që ta zhvendosë vëmendjen diku tjetër. Në këtë përpjekje për të ulur përmasat e protestës anti-qeveritare e anti-regjim të të njëjtës ditë në Beograd, pushteti në Serbi mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan”, tha ai duke shtuar se “Prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër. Tradicionalisht, grupet e tilla kanë qenë provokuese, duke bartur simbole nacionaliste serbe e ruse, që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu edhe kundër vlerave demokratike e evropiane”.

Ai po ashtu ju bëri thirrje bashkëqytetareve që të respektojnë ligjin dhe të mos lejojnë që të përdoren për qëllime politike.

“U bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve tanë, sidomos nga radhët e komunitetit serb në Kosovë, që të respektojnë ligjin dhe të mos lejojnë të keqpërdoren për qëllime politike. U bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që gjithashtu të mos bien pre e asnjë provokimi nga kushdo qoftë në ditën e nesërme”, tha Kurti përcjell Telegrafi.

“Tubimet për shënimin e Vidovdanit duhet të organizohen në përputhje të plotë me ligjin, jo të shndërrohen në një mjet për instrumentalizim politik nga autoritetet në Beograd, të cilat tentojnë të eksportojnë krizën e brendshme politike përmes provokimeve në Kosovë, vetëm për t’u paraqitur më pas si kinse “mbrojtës të interesave kombëtare” të tyre dhe të serbëve në Kosovë, përmes narracioneve propagandistike dhe klero-nacionaliste”, u shpreh ai.

Kryeministri në detyrë po ashtu tha se nuk do të tolerojnë veprime të cilat e cenojnë rendin, sigurinë dhe paqen në Kosovë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.