Pjesëtarët e Njësisë Speciale Hetuese të Policisë së Kosovës, të cilët shpëtuan jetën e një qytetareje që u gjet e alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri, janë lavdëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Institucioni amerikan “Diplomatic Security Service (DSS)”, pjesë e Departamentit të Shtetit, që ka ofruar trajnime të ndryshme për Policinë e Kosovës, ka përgëzuar njësinë për veprimin e tyre.
Krenar të shohim ndikimin direkt të trajnimeve të DSS dhe Ambasadës së SHBA në Prishtinë, përmes Programit kundër terrrorizmit.
Policia e Kosovës – Njësia Speciale Hetuese (SIU), e trajnuar në mjekësi taktike, me guxim i dha ndihmën e parë një qytetareje në nevojë. Ky është rezultati i partneriteteve efektive dhe zhvillimit profesional në veprim. Punë e shkëlqyer, Policia e Kosovës!”, thuhet në reagimin e DSS.
E gjeten të shtrirë në rrugë, policët i shpëtojnë jetën një gruaje në Vushtrri