No menu items!

Të shtëna armësh në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, policia konfiskon 8 gëzhoja

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 19:30 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e lagjes.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatave për të shtëna armësh. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar gjithsej tetë gëzhoja, të cilat dyshohet se janë shkrepur gjatë një shkëmbimi zjarri mes një veture dhe një motoçiklete.

Të dyja mjetet janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore, ndërkohë që për të është njoftuar edhe prokurori kompetent./Raporto24/

Panik në Prishtinë – Shkëmbim zjarri mes një motoçiklete dhe një veture BMW pranë shkollës “Iliria”, gëzhoja plumbash në rrugë dhe frikë te qytetarët

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.