Prishtinë, 27 qershor 2025 – Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 21 qershor në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve të zhvilluara, më 27 qershor është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, një mashkull kosovar, i cili dyshohet se i kishte vjedhur para një gruaje kosovare.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./Raporto24/