Një qytetar serb është arrestuar pasi ka penguar zyrtarët e Policisë së Kosovës gjatë një aksioni në veri të vendit. Ai ka refuzuar urdhrin e policisë për ta hequr bluzën me fotografinë e Aleksandar Atsenijeviqit – personit ndaj të cilit, disa ditë më parë, janë gjetur armë në pronën e tij dhe që aktualisht është në kërkim nga autoritetet.
I dyshuari i arrestuar u identifikua si pjesë e një grupi huliganësh, të cilët përmes veprimeve të tyre synonin të provokonin dhe tensiononin situatën në zonë./Raporto24/