No menu items!

Inspektorati Shëndetësor mbyll 8 institucione private pa licencë, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet

Tetë institucione shëndetësore private janë mbyllur këtë javë nga Inspektorati Shëndetësor, pasi janë kapur duke operuar pa licencë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, aksioni është pjesë e inspektimeve të rregullta që kanë për qëllim garantimin e respektimit të ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore në sektorin privat.

“Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme,” ka shkruar Vitia, duke u bërë thirrje të gjitha institucioneve shëndetësore që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi.

Vitia, ka falënderuar Inspektoratin Shëndetësor dhe inspektorët për angazhimin dhe punën e përditshme në terren.

Inspektorati Shëndetësor, si pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë, ka intensifikuar kontrollet në institucionet private në të gjithë vendin, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.