No menu items!

​Sot vazhdimi i 39 i seancës konstituive – a do të ketë lëvizje nga subjektet politike?

Deputetët e zgjedhur do të ulen për herë të tridhjetë e nëntë në seancën konstituive të legjislaturës së nëntë sot nga ora njëmbëdhjetë.

Vazhdimi i radhës vjen pas takimit të djeshëm të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa akuzuan Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po keqinterpretojnë aktgjykimin e fundit të Kushtetueses mbi konstituimin e Kuvendit, duke këmbëngulur në formimin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se do të ketë shkelje kushtetuese nëse do të shkohet sërish me formatin e deritanishëm të seancës për propozimin dhe hedhjen në votim të komisionit për votim të fshehtë.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses mbi daljen e vendit nga kriza politike është hapi i parë i përmbytjes së rendit kushtetues dhe se fajtor për këtë është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj të fundit tha se PDK-ja dhe LDK-ja e kanë “keq lexuar” aktgjykimin e Kushtetueses dhe nëse nuk votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.