Fituesi i edicionit të parë të Big Brother Kosova, Drilon Rama, është rikthyer në ringun e boksit me një fitore të rëndësishme.
Ai ka mposhtur kundërshtarin e tij bjellorus, Dzmitry Atrokhau, në një meç që u zhvillua me shumë intensitet.
Pavarësisht se gjatë përballjes Rama theu dorën, ai vazhdoi me guxim meçin deri në fund, duke siguruar fitoren dhe admirimin e publikut. 👏🏻🥊🇦🇱/Raporto24/