No menu items!

E dhimbshme: Ky është 69-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Sllovi të Lipjanit

69-vjeçari Nysret Aliu, i cili udhëtonte me veturën Volkswagen Golf së bashku me dy djemtë e tij, Shkumbin Aliun (28) dhe Përparim Aliun (30), u përfshi në një përplasje të fuqishme me një veturë Mercedes, të drejtuar nga Fitim Bytyqi, 35-vjeçar nga Lipjani.

Burime brenda Sinjalin se përplasja ishte shumë e rëndë, duke shkaktuar lëndime të mëdha për tre pasagjerët e veturës Golf. Dy ditë pas aksidentit, Nysret Aliu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar, ndërsa familja Aliu është e tronditur nga kjo tragjedi që goditi tre anëtarët e saj në një moment fatal.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.