No menu items!

Ky është 28-vjeçari që vdiq sot në aksidentin në Ferizaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku një person ka humbur jetën.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se i ndjeri është R.Kashtanjeva, 28 vjeçar.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ku ka thënë se sipas hetimeve fillestare, shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

”Më 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale.

Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person , mashkull, 28 vjeç. Sipas hetimeve fillestare, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rajonal të Ferizajt, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.” ka thënë Veseli për IndeksOnline

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.