No menu items!

Krasniqi: Kurti dhe LVV po shkelin me vetëdije Kushtetutën – një abuzim i hapur me rendin kushtetues

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës dhe përpjekje për të deformuar procesin parlamentar, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të seancës, Krasniqi tha se qytetarët që e ndoqën drejtpërdrejt punimet e Kuvendit u bënë dëshmitarë të një abuzimi të hapur institucional.

Sot çdo qytetar që na ka përcjellë janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe vetëdije nga ana e Albin Kurtit dhe deputetëve të LVV-së”, tha ai.

Krasniqi theksoi se situata nuk është më e njëjtë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili, sipas tij, ka dhënë qartësi të plotë lidhur me mënyrën se si duhet të zhvillohet seanca konstituive dhe se çdo devijim përbën shkelje.

Nëse ka një qartësi, ai aktgjykim është i qartë që nuk mund të ndryshohet rendi i ditës, aq më pak në mënyrë arbitrare. Insistimi i njëjtë sot, sikurse në seancat e kaluara, për Kurtin dhe VV-në, tregon se as Gjykata Kushtetuese, as aktgjykimi i saj nuk kanë kurrfarë vlere”, shtoi ai.

Duke e quajtur këtë sjellje si sulm të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, Krasniqi tha se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje është karakterizuar nga përçmim ndaj rendit kushtetues dhe institucioneve të pavarura.

“Kjo qasje e ka karakterizuar krejt qeverisjen e VV-së dhe të Kurtit. Është e papranueshme, është sulm kundër demokracisë”, shtoi Krasniqi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.