No menu items!

Ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për Podujevë, por Ekrem Hyseni merr mbështetje të madhe

Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është një nga emrat më të kërkuar që gëzonë përkrahje të madhe për kryetar të Podujevës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zyrtarizuar disa kandidatura, porse për Podujevë deri më tani nuk është zyrtarizuar ende.

I pyetur rreth mundësisë ose jo të kandidimit të tij, vet Hyseni ditë më parë është shprehur se ai do jetë aty ku e kërkojnë qytetarët.

Anipse, ende nuk është zyrtarizuar si kandidat për kryetar komune, Hyseni po merr mbështetje jo vetëm në Llap, por gjithandej, me theks të veçantë nga diaspora.

Së fundmi, përkrahje publike Hysenit i ka dhënë edhe Adem Delija, kryetar i nëndegës së LDK-së në Dübendorf, kantoni i Cyrihut.

Delija ka thënë se e njeh z. Hyseni si një njeri me integritet të lartë, qasje bashkëpunuese dhe vizion të qartë për zhvillim.

“Ai ka dëshmuar se është lider i përgjegjshëm, i afërt me qytetarët dhe i vendosur për të sjellë rezultate konkrete në terren”, ka shkruar Delija për Hysenin.

Delija ka shkruar:

Mbështetje për z. Ekrem Hyseni – kandidat për komunën e Podujevës

Edhe pse nuk jam banor i komunës së Podujevës, kam kënaqësinë dhe nderin që ta shpreh mbështetjen time të sinqertë për mikun dhe bashkëpartiakun tim, z. Ekrem Hyseni, i cili garon për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e ardhshme.

Si kryetar i nëndegës së LDK-së në Dübendorf, kantoni i Cyrihut, dhe si pjesë aktive e strukturave të LDK-së në mërgatë, e njoh z. Hyseni si një njeri me integritet të lartë, qasje bashkëpunuese dhe vizion të qartë për zhvillim. Ai ka dëshmuar se është lider i përgjegjshëm, i afërt me qytetarët dhe i vendosur për të sjellë rezultate konkrete në terren.

Mbështetja ime për të është mbi të gjitha njerëzore dhe politike – sepse besoj fuqishëm se Ekrem Hyseni është zgjedhja e duhur për qytetarët e Podujevës. Ai përfaqëson vlerat e LDK-së që ne i mbajmë të gjalla edhe në diasporë: punë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarit.

I uroj shumë suksese në këtë garë të rëndësishme dhe i qëndroj përkrah me bindje të plotë!
Më Rrespekt Adem Delija

https://www.facebook.com/share/p/1FDAKPHiTP/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.