No menu items!

Nga fustanet tek tutat: Adriana Lima sërish magjepsi Parisin

Adriana Lima u fotografua në rrugët e Parisit pas një seance stërvitjeje, në një paraqitje krejt të relaksuar dhe larg shkëlqimit me të cilin jemi mësuar ta shohim

Një nga gratë më të bukura në botë, supermodelja braziliane po qëndron aktualisht në Paris, ku paparacët e kapën në momentin kur po dilte nga palestra.

E njohur për paraqitjet e saj magjepsëse dhe veshjet luksoze, kësaj here Adriana kishte zgjedhur një stil krejt sportiv, një përjashtim i rrallë pas disa paraqitjeve radhazi në fustane elegante dhe veshje tërheqëse.

Tutat sportive dhe një bluzë pa mëngë ishin kombinimi i saj i ditës, ndërsa flokët i kishte kapur lart dhe i kishte thurur një gërshet të thjeshtë.

Gjatë gjithë kohës mbante sytë tek telefoni, dhe siç duket, nuk kishte fare grim, megjithëse nuk hoqi syzet e diellit, ndaj fytyra nuk i dallohej qartë, transmeton Telegrafi.

profimedia

Në muajt e fundit, Adriana Lima ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për pamjen e saj fizike. Publiku është mësuar ta shohë ‘engjëllin’ e Victoria’s Secret gjithmonë të përsosur, prandaj gjatë shtatzënisë nuk iu kursyen as komentet për kilogramët shtesë.

Pasi riktheu siluetën e saj ikonike, sërish u kritikua, kësaj radhe për përdorimin e supozuar të botoksit, duke u komentuar se nuk dukej më natyrale si dikur.

Megjithatë, bukuroshja nga Brazili rrallëherë ka reaguar ndaj këtyre zërave. Ajo ka vazhduar të shijojë jetën e saj private dhe kohën me familjen, duke dëshmuar se mbi të gjitha i qëndron besnike vetes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.