Gazeta Sinjali ka siguruar emrat e zyrtarëve policorë të cilët janë përfshirë në incidentin që ka ndodhur në qytetin e Klinës dhe që ka çuar në reagimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).
Burime të besueshme konfirmojnë për Sinjalin se Nezir Gashi, Enis Elezaj dhe Shkëlqim Saliaj, të gjithë të angazhuar në Stacionin Policor të Klinës (në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë), janë subjekt i rekomandimit për suspendim nga ana e IPK-së.
Ky veprim vjen pas zhvillimeve të fundit dhe dyshimeve për përfshirje të tyre në një incident të cilësuar si cenim i etikës dhe sjelljes së zyrtarit publik në detyrë. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tyre do të vazhdojnë hetimet disiplinore dhe eventualisht penale, varësisht nga rezultatet e shqyrtimit të brendshëm.