No menu items!

Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në operë në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në operën “Syrigana” të artistit Petrit Halilaj, e cila u shfaq sonte në Drenicë.

Në një reagim publik, Koci ka akuzuar Kurtin se po e shpërfill gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, ndërkohë që, sipas tij, Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar.

E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë. Për më tepër, pas shfaqjes – erdhi edhe në ndejë! Turp!”, ka shkruar Koci.

Ai shtoi se Kosova ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme dhe se qytetarët po përballen me varfëri, ndërsa kryeministri merret me evente kulturore.

“Nuk i ke rendet me shku ndejave. Së paku jo ti – që e ke blloku shtetin. Më mirë puno. Ama puno për së mbari”, ka theksuar avokati.

Megjithatë, në fund të reagimit, Koci u shpreh krenar për Drenicën, duke e cilësuar si epiqendrën e kulturës evropiane për një natë.

Tutje theksoi mikpritjen që iu bë Kurtit në këtë zonë, pavarësisht bindjeve politike të banorëve.

“Drenica e ime – edhe pse nuk e voton – e priti z. Kurti me respekt, si çdo mysafir tjetër. Ky vend e ka zemrën e madhe!”, shkroi ai, duke përfunduar me një mesazh uniteti: “Sa jam drenicak, jam edhe llapjan, dukagjinas dhe banor i çdo pëllëmbe të tokës së Kosovës!”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.