No menu items!

Zelensky: Rusia planifikon të përdorë një numër më të madh dronësh në sulme, Ukraina përgatitet të përgjigjet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia po investon në sektorin e dronëve dhe planifikon të rrisë numrin e dronëve në sulmet kundër Ukrainës.

“Do të flas me partnerët tanë për investime të reja në Ukrainë, në armët tona. Prioriteti janë dronët, dronët interceptues, dronët për sulme me rreze të gjatë veprimi. Sigurisht, kjo është vija e frontit dhe gjithçka që ushtarët tanë kanë nevojë në vijën e frontit, gjithçka që vërtet frenon sulmet ruse”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.

Jam mirënjohës për të gjithë prodhuesit ukrainas të dronëve, për çdo zhvillues, për të gjithë ata që po përpiqen të zhvillojnë në mënyrë aktive sektorin e interceptorëve [dronëve]. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Rusia po investon në sektorin e dronëve dhe Rusia planifikon të rrisë numrin e dronëve në sulmet e saj ndaj vendit tonë. Ne po përgatisim kundërmasat tona”, shtoi presidenti ukrainas.

Ai gjithashtu vuri në dukje se një nga qëllimet është të nisë një prodhim sistematik të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Nw anwn tjetwr po vazhdon tw kwrkoj nga SHBA-tw shitjen e sistemeve tw avancuara raketore Patriots, pwr tw cilat Zelensky thotw se ka nevojw vendi i tij. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.