Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut ka nisur një samit dyditor, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian po diskutojnë zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.
Samiti që ka nisur dje, e që do të vazhdojë edhe sot, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë iniciativat e përbashkëta në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal.
Në mesin e folësve kryesorë të samitit janë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët do të paraqesin qëndrimet e vendeve të tyre në raport me Planin e Rritjes dhe integrimin ekonomik rajonal.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të presë një darkë formale për liderët rajonalë dhe zyrtarët evropianë në ambientet e “Winery Kamnik”, ndërsa ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë paralelisht në një darkë tjetër në të njëjtin vend.
Aktiviteti kryesor i samitit do të mbahet sot, ku do të zhvillohen dy panele diskutimi.