No menu items!

Kos: Kosova duhet të formojë qeverinë për të avancuar në procesin e anëtarësimit

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta KosMarta Kos, tha për Kosovën se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”.

Tek foli për Planin e Rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, rreth 6 miliardë euro në formë granti nga BE-ja dhe një pjesë në formë kredie, ajo tha se tani gjithçka është në duart e shteteve të Ballkanit.

Kosova parashihet të marrë rreth 900 milionë euro nga kjo pako. Procesi është bllokuar në mungesë të konstituimit të Kuvendit.

Kos shtoi se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani.

“Ka konsensus për zgjerim tani. Por dritarja e mundësisë, mund të mos jetë aty përherë. Po shohim përparim”, tha ajo, teksa theksoi përparimin e Shqipërisë me hapjen e negociatave muajve të fundit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.