No menu items!

Kaq vite mbush sot Lela! Urimet speciale i vijnë nga Leo e shoqet

Lela Seferi, ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, feston sot 25-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, nuk munguan urimet e përzemërta nga njerëzit më të dashur për të.

Ndër të parët që e uruan ishin ish-banorët e BBVK, përfshirë mikeshat e saj të ngushta, Xheneta dhe Anisa si dhe i dashuri i saj, Leonard Gashi, të cilët ndanë fjalë të ngrohta dhe momente të veçanta në rrjete sociale.

Lela, e njohur për energjinë pozitive dhe personalitetin e saj të dashur, ka krijuar një bazë të fortë ndjekësish që gjithashtu i kanë dërguar urime të shumta në këtë ditë të veçantë.

Edhe ne i bashkohemi urimeve për Lelen, duke i dëshiruar shumë vite të tjera me lumturi, dashuri dhe suksese të pafundme në çdo hap të jetës!/Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.