Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, lidhur me zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga mos konstituimi i Kuvendit.
Përpara mediave, Krasniqi tha se në takim rikonfirmoi gatishmërinë e PDK-së për të gjetur zgjidhje dhe për të dalur nga kjo situatë, shkruan IndeksOnline.
“Edhe në këtë takim rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike. Sidomos, tashmë që kemi qartësi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka bërë qartë rolet e secilit, në radhë të parë të koalicionit që ka dalur i pari në zgjedhje, të cilin e ka detyruar, përveç tjerash edhe për gjetjen e koncensusit apo kompromisit.
Unë shpresoj që edhe këto konsulta të jenë në funksion në gjetjen e rrugëdaljes. Mbetet që në takimet e tjera, të cilat i ka njoftuar presidentja, të qartësojnë a ka apo s’ka një ndryshim të kryeneçësisë politike të LVV-së dhe zotit Kurti, që po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit” deklaroi Krasniqi.
Ai shtoi se qëndrimet e PDK-së, sidomos për aktgjykimin e Kushtetueses, ia shprehu edhe presidentes Osman