No menu items!

Osmani pret në takim Anu Prattipatin, flasin për ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e kuvendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Pas festës për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve që u mbajt mbrëmë në ambasadën amerikane, Presidentja Osmani e uroi edhe një herë znj. Prattipati në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur amerikane përgjatë viteve.

“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO124/25”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan për çështje të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin tutje të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.