No menu items!

“E ndala luftën…”, Kurti e falënderon shumë Trumpin: Me siguri SHBA ka pasur informacion për planet e Serbisë dhe ka vepruar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, i cili së fundmi deklaroi se gjatë mandatit të tij kishte ndalur një përpjekje të Serbisë për të sulmuar Kosovën.

Në një intervistë për Tëvë1, Kurti tha se është e pritshme që Shtetet e Bashkuara të kenë pasur informacione të detajuara për synimet operacionale të Serbisë, edhe pse, sipas tij, autoritetet në Kosovë ende nuk kanë të dhëna konkrete për planin e përmendur.

“Faleminderit shumë presidentit Trump për deklaratën dhe veprimin e tij. Nuk i kam informacionet që i kanë ata, me siguri që Shtëpia e Bardhë dhe institucionet amerikane kanë më shumë njohuri për atë çfarë ka planifikuar Serbia. Mund të kenë vepruar për ta ndalur një sulm të tillë”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se ShBA-të janë aleati më i rëndësishëm i Kosovës dhe se bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duhet të thellohet.

“Jemi gjithmonë mirënjohës për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Organet tona bashkëpunojnë ngushtë me ShBA-në dhe shpresojmë që një ditë të marrim më shumë informacione rreth këtij rasti konkret”, tha Kurti.

Në fund, ai ritheksoi se pa ndihmën e ShBA-ve, shumë nga zhvillimet pozitive në Kosovë nuk do të ishin të mundshme dhe se besimi në partneritetin strategjik mbetet i palëkundur.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.