No menu items!

Çitaku akuzon Kurtin se po ndihmon Prokurorinë e Hagës kundër Thaçit e Veselit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po vepron me vetëdije në dëm të figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Sipas Çitakut, Kurti ka shkuar aq larg sa të konsiderojë vizitat ndaj të akuzuarve në Hagë si “marrje instruksionesh”, gjë që ajo e cilëson si pjesë të një fushate të qëllimshme për denigrimin e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Nuk është as politikë, as rastësi. Është qëllim i pastër”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook, duke shtuar se Kurti nuk e kupton konceptin e miqësisë, sepse, sipas saj, “nuk ka as edhe një mik të vetëm”.

Ajo ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e përshkruar atë si një subjekt të mbyllur, ku nuk tolerohet mendimi ndryshe dhe ku, siç tha ajo, “zëri i vetëm që dëgjohet është ai i Kurtit”.

Në kundërshtim me këtë, Çitaku ka vlerësuar PDK-në si një parti me demokraci të brendshme, ku ekziston hapësirë për mendim kritik dhe debat.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kurtit lidhur me udhëheqjen e PDK-së, Çitaku ka theksuar se “kryetar e kemi Memli Krasniqin”, të cilin e përshkroi si një lider me legjitimitet dhe respekt të plotë brenda partisë.

“Ti vazhdo qaj e vajto, se për rezultate nuk ke çka flet”, përfundon reagimin e saj Çitaku, duke akuzuar Kurtin për mungesë të arritjeve konkrete gjatë qeverisjes së tij.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.