No menu items!

Evropa ‘përvëlohet’ nga nxehtësia, viktima dhe temperatura rekord në disa shtete

Një zjarr i madh në Spanjë dhe temperaturat e larta në vende të tjera të Evropës kanë marrë gjashtë jetë, ndërsa kontinenti përvëlohet nga temperaturat që kalojnë 40 gradë Celsius.

Dy fermerë vdiqën kur u bllokuan nga flakët pranë qytetit Cosco në rajonin e Katalonjës në Spanjë.

Në Itali, dy burra vdiqën pasi u sëmurën në plazhet në ishullin e Sardenjës, dhe një burrë në të 80-at vdiq nga zemra.

Ndërsa ministrja franceze e tranzicionit ekologjik, Agnes Pannier-Runacher, tha më parë se dy viktima të lidhura me nxehtësinë ishin regjistruar në Francë dhe se më shumë se 300 personave u ishte dhënë kujdes urgjent, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Raportohet se kontinenti evropian po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta, një fenomen që agjencia e klimës e OKB-së tha se po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë për shkak të “ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu”.

Si Spanja ashtu edhe Anglia patën qershorin e tyre më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve.

“Moti ekstrem i nxehtë do të ndodhë më shpesh – dhe do të bëhet edhe më intensiv – ndërsa planeti vazhdon të ngrohet”, tha agjencia. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.