Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim kryetarin e partisë “Guxo”, Faton Peci, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit të ri.
Para takimit, Peci deklaroi se këto konsultime përbëjnë një përpjekje të rëndësishme për përmirësimin e situatës aktuale dhe theksoi gatishmërinë e subjektit që ai përfaqëson për të dhënë kontributin e vet.
“Përpjekja e radhës për përmirësim të situatës. Besoj se këto takime janë në funksion të daljes nga kjo bllokadë. Ne jemi për të kontribuar brenda mundësive,” u shpreh Peci.