No menu items!

Ky është i dyshuari për tentim-vrasjen në Prishtinë – u largua me motoçikletë pas të shtënave me armë

Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në orët e para të 2 korrikut në Prishtinë, ku një person u qëllua disa herë me armë zjarri.

Sipas burimeve të sigurta brenda hetuesisë, i dyshuari për këtë rast është Leoart Syla, i njohur me nofkën “Gjoka”, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personit me inicialet K.D.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se Syla fillimisht ka shtënë pranë lokalit “Hamburger Noari” në rrugën “Nazim Gafurri”. Më pas ai ka ndjekur viktimën në drejtim të rrugës “Afrim Loxha”, ku ka shtënë edhe dy herë të tjera.

Pas atentatit të dështuar, Syla është ndihmuar nga një person tjetër për t’u larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe autoritetet kanë nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Po ashtu, janë në zhvillim hetime për identifikimin e bashkëpunëtorit të tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.