Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë vazhdimin e tri seancave të fundit konstituive.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se duhet të ndryshohet propozimi për kryetar të Kuvendit.
Ai ka shtuar se tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje kushtetuese për çka ka paralajmëruar se sot do ta dërgojnë rastin në Gjykatën Kushtetuese.
“Unë nuk e kam parë mbrëmë intervistën e Kurtit sepse ka qenë një koncert shumë më i vlefshëm se fjalët e tij. Kurti i ka fituar 48 mandate dhe nuk është në gjendje ta bëjë shumicën parlamentare. Është ai që e pret me tmerr datën 12 tetor sepse e di që jo vetëm që do ta mundim në zgjedhje lokale po do ta plandosim në kuptimin elektoral, më zi se si ja kemi bërë para katër vjetëve”, ka thënë ai.
Ndërkaq për deklaratat e Kurtit në një nga emisionet televizive se zyrtarët e partive marrin instruksione nga të arrestuarit në Hagë, Krasniqi ka thënë se: “ndoshta Kurti tmerrohet nga fakti që shumë shpejt do t’i presim në mesin tonë çlirimtarët”.
E, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se po vazhdojnë shkeljet në çdo seancë të Kuvendit që është mbajtur prej pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se po kërkojnë që Lëvizja Vetëvendosje të kthehet në rendin e ditës dhe ta respektojë Kushtetutën. Teksa, ka shtuar se do t’i drejtohen Kushtetueses.
“Jemi në përgatitje të lëndës për t’iu drejtuar Kushtetueses, por normalisht që jemi në koordinim dhe bashkëbisedime që të shohim si do ti qasemi. Gjithsesi se do t’i qasemi Kushtetueses me pyetjen që edhe aktgjykimi i fundit dhe Kushtetuta janë duke e shkelur në seancat e fundit