No menu items!

“E thirra në telefon, u çudit”, Shpend Ahmeti flet për raportin e tij me Kadri Veselin

“E thirra në telefon, u çudit”, Shpend Ahmeti flet për raportin e tij me Kadri Veselin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti mbrëmë në Pressing të T7 ka dhënë një rrëfim të pazakontë për shumë gjëra që nuk janë ditur deri tash. Ai ka folur edhe për politikanë dhe raportet e tij me ta.

Ish-kryeparlamentarin dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, Ahmeti e cilëson si befasinë më të madhe për të. Si personalitet, ai ka treguar se kishte pritur që Veseli të ishte shumë më ndryshe.

“Kadri Veseli për mua është befasia më e madhe pasi që e kam taku pas asaj që e kam dëgju. E kemi mendu shumë si SHIK. Kur e mendon dikë SHIK-u, SHIK-u, SHIK-u. Unë e kam pritë ma si dhelpër. Mendoj se në dialog ka qenë shumë i sinqertë. Unë nuk e njoh në asnjë formë tjetër”, ka thënë Ahmeti.

Ai tregoi se në rastin kur Veseli u akuzua nga Specialja, e kishte telefonuar, ndërsa thotë se ai ishte befasuar.

“Ditën kur është akuzu, e kam thirrë në telefon. Është çuditë pse e kam thirrë në telefon”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës tha se PDK-ja ka bërë shumë dëme, por shtoi se nuk kishte pasur ndonjëherë problem me Kadri Veselin, i cili e udhëhoqi këtë parti për disa vjet.

“Mendoj që PDK-ja ka qenë goxha e dëmshme për shumë procese, por si njeri kështu nuk kam pasë ndonjë problem. Se aq shumë folshin, mendojsha që del si ata të CIA që mendon qysh me e rrehë”, ka thënë Ahmeti.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.