No menu items!

Zelenskyy konfirmon bisedën me Trump: Ukraina llogarit te mbështetja amerikane

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar planet për një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa Ukraina përballet me një pezullim të përkohshëm të dërgesave të ndihmës nga SHBA.

Duke folur nga Danimarka, ku po zhvillon takime me liderë europianë, përfshirë kryeministren daneze Mette Frederiksen, Zelenskyy ka komentuar pezullimin e dërgesave të SHBA-së. E ndërsa është pyetur për mundësinë që BE-ja të mbulojë boshllëkun e krijuar nga vonesat amerikane, Zelenskyy është shprehur me fjalët:

“Ne llogarisim te vazhdimi i mbështetjes amerikane. Ka disa sisteme që Europa thjesht nuk i ka,” ka thënë ai duke përmendur konkretisht raketat për sistemet Patriot si një nevojë thelbësore.

Tutje Zelensky ka konfirmuar se do të flasë me Trump, duke thënë se shpreson ta diskutojë  këtë çështje gjatë bisedës me të.

“Shpresoj që ndoshta nesër… do të flas për këtë me presidentin Trump,” ka thënë ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.