No menu items!

Mendimi për motin: Shumë nxehtë të premten, maksimalet deri në 35C e 38C

Mot shumë i nxehtë, me kthjellime e diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.

Përgjatë fundjave mbetet mot shumë i nxehtë, megjithëse të shtunën maksimalet zbresin në 33C e 35C. Do të ketë zhvillime vransirash, që më vonë pasdite dhe në mbrëmje mund të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullimë, kryesisht përreth zonave malore. Nga dita e hënë sërish mot kryesisht me kthjellime e diell. Prej ditës së diel temperaturat rikthehen në 35C e 37C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s. Nga dita e diel më pas ndryshon drejtimin në jugore e jugperëndimore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.