Xheneta Fetahu, finalistja e BBVK3, ka plasur ‘bombën’ e radhës.
Ajo, përmes një postimi në InstaStory, ka folur mbi një fenomen që, sipas saj, po e bëjnë ish-banorë me të cilët ajo ka ndarë shtëpinë.
“Që kur kam dalë nga Big Brother, disa persona që kanë qenë banorë të këtij formati me mua, për arsye të tyre personale, kanë nisur t’u shkruajnë faqeve dhe bizneseve me të cilat bashkëpunoj,” – është shprehur ajo.
Xheneta vazhdon shkrimin e saj duke thënë:
“Në pothuajse çdo mesazh që ata dërgojnë, përdoret emri im dhe përmendet fakti që kemi qenë bashkë në Big Brother, pa pëlqimin tim dhe duke përfshirë biseda që nuk kanë lidhje me mua.”
Në fund, ajo u bën thirrje të gjitha bizneseve dhe partnerëve me të cilët ka bashkëpunuar ose bashkëpunon, që të mos merren me mesazhe të tilla dhe të mos marrin për bazë asnjë komunikim të paautorizuar.
