No menu items!

Presidentja Osmani: Zbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses është obligim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e konstituimit të Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh, duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

Sot ajo mbajti takime konsultative me liderë të partive politike të komuniteteve jo shumicë, si dhe të partive Guxo dhe Alternativa. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ka ritheksuar se “zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është obligim kushtetues dhe ky aktgjykim ka sqaruar se konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditësh është detyrim e jo opsion.”

Presidentja u bëri thirrje liderëve që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të gjendet rrugëdalja për konstituimin e Kuvendit.”

Osmani theksoi se mungesa e legjislativit “po krijon vakuum institucional që po shkakton erozion të demokracisë dhe po e dëmton funksionimin e shtetit.”

“Në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës, Presidentja Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në parlament edhe përgjatë ditëve në vijim”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.