Reperi dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, G Bani, ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një moment të çuditshëm dhe mjaft të sikletshëm që ka përjetuar në Instagram.
Përmes një postimi në InstaStory, ai publikoi një mesazh privat që kishte marrë nga një ndjekës.
“Dua të njohësh gruan time se të ka fiksim”, thuhet në mesazh.
Ky mesazh i pazakontë dhe provokues ka nxitur një reagim ironik nga ana e G Banit, i cili në mënyrën e tij karakteristike nuk ka hezituar të japë një koment publik për situatën.
“Fama të sjell dashamirës. Të sjell dhe në vëmendje të llumit”, u shpreh ai.
Duke e ndarë këtë përvojë me ndjekësit, duket se ka dashur të vërë në pah anën më pak të këndshme të ekspozimit publik, duke lënë të kuptohet se jo të gjithë ndjekësit janë pozitivë, dhe se shpeshherë personazhet publikë përballen me komente dhe sjellje të papërshtatshme.
Ndërkohë, G Bani vazhdon të jetë aktiv në muzikë dhe në komunikimin me ndjekësit e tij, duke mos u stepur për të reaguar sa herë që ndjen se është e nevojshme të vendosë kufijtë e duhur në raport me publikun. /Telegrafi/