Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 32 deri në 37 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi 1-7m/s.
Ndërkaq, një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 03 – 10 korrik 2025.
Në njoftimin për media thuhet se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta
BallinaTë FunditLajmeBotëEkonomiSportMagazinaKulturaStiliFemraShëndetësiKuzhinaTeknologjiFunNë TrendJobsReal EstateDealsMoti
PrishtinaPrizreniPejaFerizajGjakovaMitrovicaGjilani
Edicioni:
Deals Real Estate Jobs Moti Marketing
BallinaTë FunditNë TrendLive
Për neNa KontaktoniArkivaProkurimi i hapurReklamo në Telegrafi
Shkarkoje aplikacionin:
Si të fitoni produktet virale koreane në Giveaway-n e Hoffman?
REKLAMË
LajmeKosovë
Sot temperaturat deri në 37 gradë, MSH kërkoi nga institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse
Foto: Arkiv
Para 2 ore
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 32 deri në 37 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi 1-7m/s.
Ndërkaq, një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 03 – 10 korrik 2025.
Në njoftimin për media thuhet se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.
“Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftim.
Disa nga masat që rekomandohen:
Të përshtatin oraret e punës për të punësuarit e tyre dhe sipas mundësive të aplikohet orar fleksibël të punës që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi;
Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë, ose të punojnë nga shtëpia;
Personat më sëmundje kronike dhe me gjendje shëndetësore të rënduar, të lejohen të punojnë nga shtëpia;
Të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura;
Të vendosen pika freskimi (përdorim i çadrave të lëvizshme dhe materialeve të tjera për të krijuar hije apo zona freskimi) në vend-punishtet e hapura për freskim të punëtorëve dhe të sigurohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët;
Ata që merren me punët në bujqësi, të planifikojnë zhvillimin e punëve të tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu rekomandon masat mbrojtëse ndaj ekspozimeve në temperaturat e larta për qytetarët, si në vijim:
Të shmanget qëndrimi në ambientin e jashtëm në pikun e nxehtësisë;
Të konsumohet ujë për tu mbrojtur nga dehidrimi dhe të shmangen pijet e gazuara;
Të përdoren kapelë dhe syze mbrojtëse nga dielli kur qëndrohet jashtë;
Mos të lihen fëmijët vetëm në veturë deri sa prindërit/kujdestarët kryejnë ndonjë punë;
Të kontaktohen rregullisht të afërmit e moshuar ose me sëmundje kronike për të konfirmuar nevojat shëndetësore të tyre;
Kontinenti evropian po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta, një fenomen që agjencia e klimës e OKB-së tha se po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë për shkak të “ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu”.