Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë nga siç tha ajo populli më pro amerikan në botë.
Osmani në një postim në Facebook duke uruar SHBA-të për Ditën e Pavarësisë ka ndarë një video në të cilën është një pjesë e fjalimit të saj në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë
Pjesë të shkëputura nga fjalimi i presidentes.
Një gjë mbetet e qartë si kristali për të gjithë njerëzit e Kosovës
Ne e dimë kush janë miqtë tanë
Ne e dimë se si na qëndruan pranë kur kishte më së shumti rëndësi
Dhe nuk do ta harrojmë kurrë
Populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës
Jo vetëm njëzet e gjashtë vjet më parë kur lidershipi juaj na ndihmoi të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, por çdo vit që atëherë.
Përmes ndërtimit të paqes, përmes ndërtimit të institucioneve, përmes zhvillimit ekonomik dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë sonë
Çdo kapitull i vetëm i Kosovës mban vulën e SHBA-së