Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 10:03.
Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndryshe, po të enjten në Suharekë një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Rastin për Telegrafin e kishte konfirmuar, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Sipas tij, ai ka qenë duke u mbajtur në ndalim për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Rreth orës 03:40 një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në dhomat e ndalimit në stacionin policor në Suharekë. I njëjti ka qenë i ndaluar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje ndaj vajzës së tij”, tha Kryeziu