Të hënën, më 7 korrik 2025, në ora 10:00, në fshatin Morinë të Gjakovës, do të mbahet një ceremoni përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit në këtë fshat.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe qytetarë nga mbarë trojet shqiptare.
Homazhet do të zhvillohen në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Morinë, ku do të nderohet sakrifica dhe heroizmi i luftëtarëve të UÇK-së,shkruan Raporto24
“Duke nderuar Dëshmorët e Kombit, ne nderojmë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!/Raporto24