No menu items!

Loredana befason me fjalët për Noizyn

Ata nuk kanë qenë kurrë thjesht bashkëpunëtorë muzike. Loredana dhe Noizy kanë ndërtuar ndër vite një raport që shkon përtej skenës dhe famës – një miqësi që fansat e kanë ndjerë dhe admiruar që në fillim.

Pas disa projekteve të suksesshme së bashku dhe momenteve të shumta publike, duket se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë. Së fundmi, reperja ka ndarë në rrjete sociale një video të realizuar nga fansat, ku dëgjohet Noizy duke folur me superlativa për të.

Por ajo që bie në sy është përshkrimi që ka zgjedhur vetë Loredana: “Mbrojtësi im” – një epitet i ngrohtë dhe emocional që flet shumë për vendin që Noizy zë në jetën e saj.

Në përshkrimin e postimit origjinal nga fansat, kjo marrëdhënie cilësohej si miqësia më e mirë ndonjëherë, një ndjesi që ndoshta e ndajnë shumë nga ndjekësit e tyre.

Në një botë ku lidhjet shpesh shuhen sapo ndalet reflektori, raporti i tyre duket se është i rrënjosur në respekt dhe besim të ndërsjellë. /Prive By Liberta Spahiu.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.