Zyrtare: Kërcënim me bombë në Kuvendin e Kosovës – evakuohet objekti, Policia nis hetimet
Prishtinë, 5 korrik 2025 – Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë orëve të paraditës së sotme ka pranuar një informacion përmes SMS-i lidhur me një kërcënim me mjet shpërthyes në një objekt shtetëror të Republikës së Kosovës.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë kompetente policore janë aktivizuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, duke evakuuar të gjithë personat nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Policia ka njoftuar edhe Prokurorinë kompetente, ndërsa në vendngjarje kanë dalë **