No menu items!

Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur se seanca konstituive, e paraparë të mbahej sot në ora 11:00, do të vazhdojë punimet në ora 20:00.

Shtyrja e seancës u bë pas kërcënimit me bombë, e ku policia ka urdhëruar që deputetët dhe stafi i Kuvendit të evakuohen.

“Seanca konstituive e përcaktuar sot për orën 11:00, pas alarmit për bombë, i vazhdon punimet në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari,” tha Loshi.

Ndryshe, Policia e Kosovës bëri të ditur se sot me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së.

“Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, ka konfirmuar policia.

Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.