Sot rreth orës 11:00, në Kuvendin e Kosovës është pranuar një mesazh (SMS) nga një zyrtar i Kuvendit, në të cilin paralajmërohej se brenda 10 minutave do të shpërthente një bombë në ambientet e brendshme.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia e Kosovës reagoi urgjentisht duke evakuuar deputetët, gazetarët dhe stafin e Kuvendit. Njësitet përkatëse u vendosën në vendngjarje për të hetuar rastin dhe për të siguruar zonën.
Për këtë situatë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha:
“Që pesë vjet kam paralajmëruar se në Kuvend mund të futet gjithçka dhe të hyjë kushdo.”
Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim, ndërkohë që nuk raportohet për ndonjë lëndim apo incident tjetër./Raporto24/